Sllovi

Pjesëtarët e forcave serbe në Sllovi më 16 prill 1999 kanë vrarë 16 civilë shqiptarë. Mbetjet mortore të të gjithë 16 viktimave janë zbuluar në Batajnicë. Viktima më e re ka qenë 19, dhe më e vjetër 86 vjeçe.

navigation arrow
navigation arrow

Në mëngjes më 15 prill 1999 pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë të ndjekur nga tanket e rrethuan fshatin Sllovi. Për shkak të frikës nga prania e ushtrisë, banorët filluan të largohen nga fshati në drejtim të fshatit fqinj Okllap. Të nesërmen, më 16 prill pjesëtarët e UJ-së kanë hyrë në Sllovi, duke i dëbuar banorët dhe duke djegur shtëpitë. Banorët e Sllovisë kanë ikur në një pyll në afërsi, te vendi i quajtur “Lugu e Demes”. Rreth orës 14:00 pjesëtarët e UJ-së kanë ardhur te vendi ku gjendeshin civilët, duke hapur zjarrin në ajër me urdhër që të gjithët të dorëzohen, të nxjerrin gjithçka nga xhepat dhe ta hedhin në tokë pranë vetvetë. Pastaj në një livadh kanë ndarë rreth 15 burra që pastaj kanë filluar t’i rrahin. Mbas rrahjes, u kanë urdhëruar burrave të vrapojnë drejt pyllit, por kur burrat filluan të vrapojnë, ata hapën zjarr në drejtim të tyre. Mbetjet mortore të të gjithë 16 civilë që janë vrarë në Sllovi janë zbuluar në Batajnicë.

nr.

emri

mbiemri

emri i babait

data e lindjes

vendi i lindjes

komuna data i incidentit

1 AVNI SOPI MISIN 03.01.1979 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
2 BALIK GERBESHI FERIZ 12.04.1925 Marevce/Marec, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
3 BEJTUSH GERBESHI SALI 10.04.1967 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
4 FAIK GERBESHI BALIK 05.08.1966 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
5 FATMIR BYTYQI SHEFKI 18.11.1963 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
6 HAKI ISMAJLI HASAN 22.03.1979 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
7 HASAN BYTYQI SHEFKI 09.05.1981 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
8 HAVUSHE PACOLLI AVDI 06.05.1946 Marevce/Marec, opština Lipljan/Lipjan 4/21/99
9 HESET LEKIQI ILAZ 01.01.1966 Donje Gadimlje/Gadime e Ulët, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
10 ISAK BYTYQI ZEJNULLA 03.02.1957 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
11 JONUZ PACOLLI HAMDI 28.05.1942 Marevce/Marec, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
12 NASER ISMAJLI REXHEP 28.12.1981 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
13 RAIF SHALA MALIQ 05.02.1948 Sušica/Sushicë, opština Priština/Prishtinë 4/16/99
14 RAMADAN SOPI AZEM 25.09.1970 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
15 SHAIP GERBESHI BALIK 14.02.1961 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99
16 ZEQIR HETEMI HAMDI 20.02.1979 Slovinje/Sllovi, opština Lipljan/Lipjan 4/16/99