Fatime Kelmendi

Fatime Kelmendi jeton në fshatin e Lutogllavës, komuna e Pejës. Në ditën 8 maj të vitit 1999, gjatë ikjes nga fshati, anëtarët e forcave serbe e kanë hapur zjarrin në drejtimin e saj e të familjes së saj. Ka qenë i vrarë i biri i saj Rinor, i moshës 18 muaj, vjehrri i saj Qerim (91), vjehrra Selime (72), kunati i saj Gani (51), me edhe gjashtë të afërmit më të largët. Trupat e të vrarë ishin marrë në drejtimin e panjohur nga forcat serbe. Në muajin prill të vitit 2006, familja u informua se trupat e Qerimit, të Selimes dhe të Ganit ishin gjetur në varrezën masive në Beograd. Trupi i të voglit Rinor nuk është gjetur deri sot.

Intervistuesi Florent Spahija: 19.01.2014